Zhuliana Jorganxhi: Jeto dhe jetën time po e deshe

Poezi nga Zhuliana Jorganxhi

Jeto dhe jetën time po e deshe,
Eja dhe merre, veç jeto.
Ata që s’duan dashurinë,
Nuk dinë seç është mirësia.
Folenë e ngrenë në errësirë,
Edhe mbi ty lëshojnë stuhira.
Se jane mësuar të zvarriten,
Të të helmojnë, pastaj të vdesin.
Pa prekur trupin tënd të ngrohur,
Nga afshi i puthjesh, ledhatimit.

Dhe pena ime nis e shkruan,
Kaq e lodhur nga mundimi.
Kërkon nga ty dhe merr dy fjalë,
Dhe ndalet lumi i zemërimit.

Të dua, të dua, të dua,
Oh, këngë hyjnore e kësaj bote.
Që pëshpëritet nga buzët e dashuruara,
Që frymë ty të dhanë.
Shumë të kërkova gjersa të gjeta.
Dhe nëse vdes mos u trishto,
Por ti jeto!

Nëpër rrugët e dashurisë,
Enden këngët dhe legjendat.
Nëpër vargjet e poetit,
Zemrën ta njoh.
Dhe në vija pentagramesh,
Derdhet shpirti i nje artisti.
Por dicka pa thënë pa mbetur,
Le të tjerët ta tregojnë.
Dhe jetën time po e deshe,
Eja dhe merre,
Por ti jeto…

ObserverKult


Lexo edhe:

ZHULIANA JORGANXHI: MOHUAM NËNËN EDHE ATIN, MOHUAM MOTRËN DHE VËLLAIN…

(Vetëm për ata, që u detyruan të mohonin…)

Mohuam nënën edhe atin,
fajtor pa faj, në mes të fajit,
mohuam motrën dhe vëllain,
gjymtyrë prerë për së gjalli.

Mohuam gruan, mohuam burrin,
ku ishte zemra rëndoi guri.
Mohuam vajzën edhe djalin,
gjak pikoi gjiri, kur s’iu gjet varri.

Poezinë e plotë e gjeni KËTU