Thashë,
s’do flas as me vehten për ty.
Dyert e kujtimeve desha t’i mbyll-
Të rënda ishin ato,
të rënda…
S’i mbyllte dot zemra!
Të desha ty…
Një zog zuri vend në shpirtin tim.
Larg teje bën sikur dremit,
të shoh nga larg-krahët zë e shmpin,
më kalon pranë,
shihemi në sy,
nuk qetësohet jo,
ky zog i shpirtit tim.
Folenë, që ka ngritur,
s’ia prish kjo suferinë.
1970
ObserverKult
Lexo edhe:
ZHULIANA JORGANXHI: DUA GJITHMONË TË RRI ME TY
Të tillë gjithmonë të kam ëndërruar,
të qeshur,
të çiltër,
si vetë rinia,
ndaj nuk çuditem në jam dashuruar.
E dija qyshkur…
Kjo ishte dashuria!
Sa më pëlqejnë sytë e tu!
Me dy yje ata më ngjajnë.
Veç yjet janë shumë larg,
kurse ata i kam kaq pranë!
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
————————————————————————————————–
ZHULIANA JORGANXHI E MIKLOI GJUHËN SI NËNA FOSHNJËN
Zhuliana Jorganxhiu, një nga emrat më të veçuar dhe më të zëshëm të artit dhe kulturës sonë kombëtare të shekullit që lamë pas…
Nga Ilir Çumani
Në epoka dhe etapa të ndryshme të njerëzimit, ka patur dhe do të ketë gjithmonë individë të veçantë, të cilët, me veçoritë dhe talentin e rrallë që zotërojnë, me kontributin dhe vokacionin që përcjellin dhe e transmetojnë ndër breza, kanë mundur të lënë gjurmë të thella duke ngritur në art tempullin e tyre të shejntë e të pa cënueshëm nga çdo ndikim dhe fuqi e jashtme madhore që e sjell koha.
Këta individë, në mënyrë organike bëhen sinonim i jetës së përditshme, dhe ashtu krejt pa pritur e pa kuptuar mundin të depërtojnë në qënien tonë, duke hyrë deri në skutat më të fshehta të shpirtit njerëzor.
Pastaj, aty e ngrejnë edhe folenë e tyre… Me kalimin e kohës, ajo fole kthehet në një strehëz të përjetshme, që quhet banesa e mirënjohjes tek Njeriu…! Pa dyshim, kjo ka ndodhur edhe me Zhuliana Jorganxhiun, një nga emrat më të veçuar dhe më të zëshëm të artit dhe kulturës sonë kombëtare të shekullit që lamë pas, por edhe të këtij fillim shekulli.
ObserverKult