Zhuliana Jorganxhi: S’ka Promethe të më falë pak zjarr

Ëndërrat e mia,
m’i mori vjeshta,
m’i bëri gjethe të saj.

Në mëngjes të jetës,
luleshqera në duart e nënës.
Në mesditë,
fryn acar,
bëhen kallkan.
Ku t’i mbështes,
vend nuk kam!
S’ka Promethe
të më falë pak zjarr,
t’i ngroh pak ëndërrat,
dhe t’i ringjall…

Ca thonë: “Ka veç pranverë!”
Dhe është mars!

Mars, 1973

*Titulli i origjinalit: “Ku t’i mbështes ëndërrat?”

ObserverKult