Nga: Zija Çela
…Tamtamet që bien i dëgjoj. Nuk janë gjithnjë herët kambanat. Ata që kanë veshë brofin me këmbë, gogësijnë si gjithnjë mjeranat. E ndiej si në shkallët e Hierarkive gjëmon kori servil dhe si nëpër panele durimi s’ka ma vlerë, kur sheh të bëhet baltë dinjiteti dhe nderi qenërisht të hidhet në erë.
E dashur, kostumin e blertë prej bari po vesh dhe në këtë jetën rrokadreq, një rrokadreq që s’mund ta ndreq, me këmbët e mia po shkoj vetë në varreza.
Madje as dua të ta fsheh. Shkoj pa brengë e peng për ty.
Në kaosin e betejave për rraqe, unë që të mora me vete në luftën idiote për Parime, të lë krejt të lirë në paqe.
Dhe mos harro, është paqja më e sigurt, por njëkohësisht më e ndyra. Një pritje pezull gjithandej, kudo amullì. Paqja e minjve të hirtë që, ndonëse hiqen trima, dhjamosen vazhdimisht pa dalë kurrë nga vrima.
*Titulli i origjinalit: “Dhembje dimri“
ObserverKult
Lexo edhe:
“ZOT MERRE DJALIN TIM, PO TA JAP”, ZIJA ÇELA KUJTON HUMBJEN E RËNDË
“Tani ka qenë, përveçse biri im, ka qenë miku im më i madh se këtë e thonë gjithë baballarët për djemtë e tyre, ka qenë shok, mik, bashkëpunëtor.
Tani ka lënë libra të përkthyer nga letërsia italiane. Disa kryevepra të Dino Buzatit, Palo Kalvinos e shumë të tjerëve të cilët vazhdojë të ribotohen.
Tani është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare, ne i kemi ndenjur 9 muaj te koka në Parma në Itali, kur erdhi nata e fundit, se mjekët e paralajmëronin, isha me time shoqe te dhoma.
Tani ishte në hekën e fundit më është kujtuar episodi i Biblës kur Zoti, për të vënë në provë Abrahamin, sesa e donte zotin i kërkoi djalin. Abrahami e mori, i vuri thikën në qafë, por Zoti ia hoqi nga dora dhe i vuri dashin.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult