Zyrafete Manaj: Kur flas me poetet

zyrafete manaj

Kur virtualisht flas me Majlindën*
Më bëhët pleqëria diellnajë
dhe rri lirshëm në rrugët e lirisë
kjo peshon flladin e çikës me guxim
dhe shtrydh ndryshkun e moteve të egra
varrëmihëse e analfabetizmit deri në asht.

Vlora* numëron betejat e historisë
dhe flakadanin e të parës çikë e ngre mbi sakrificën e kohëve
thellë e ngul tehun e sëpatës për me ia shkul kanunit rreshtat e ngujimit
dhe unë karshi telefonit i buzëqeshem suksesit të saj.

Iliren* se takova asnjeherë vetëm ia ndjeva plleshmërinë e vjeshtës, sa frytdhënëse në masë
shpesh i marr lakmi në taktin e vargut se rrah në taktin e zemrës time kaq larg.

Kur Naimja beharin rugovas shpërndan fije m’fije e fushat qeshen si lozonjare
freskija e bjeshkëve rrit motivin
forcon
unin
e çikave Dardane.

Donikën* mbrëmë e urova për guximin që vran egërsinë e burrave të përdalur-
atyre që ecin kalur me të keqen.
Ajo vetëm copa pranverë arrnon kur moliset zemra e një nëne.

krejt këto shoqe e nëna i lexova,
por asnjëherë fizikisht si takova,
por i ruaj thellë në mua
se janë gra tonat.


*Majlinda Bregasi
*Vlora Konushevci
*Ilire Zajmi
*Naime Beqiraj
*Donika Dabishevci

ObserverKult


ZYRAFETE MANAJ: PËRDITË JAM GRUA