Ecte sikur betejat i kishte fituar me radhë
pa ia vënë veshin gardianit as censurës,
me hapin bindshëm se e drejta i lexohet në ballë,
të paqa çika ime e të qoftë rrugë e mbarë!
Metafora e fjalës e nxirrte kryeneç mendimin,
më jepte mesazhin troç, për hallet e popullit
dhe lirinë në gjirin e tij se si vlon,
kthehej prapë nga beteja, sikur njëqind luftërave u kishte bërë ballë.
I kthehej pragut të shtëpisë, përgatitej për bastisjen e radhës,
grindej me babëzitë, që shpërthenin thasët e miellit,
magjen shkelmonin, truanin bukën në sofër,
nëna nuk nxirrte lotin, nxirrte fjalën dhe urrejtjen për të shiturit dhe uniformën.
Dymbëdhjetë vizitat dhe rrugët e vitit mbështillte në shaminë e lotit,
po lotin nuk ia pa askush,
dimrat e acartë shkrinte me ngrohtësinë e zemrës,
e vinte sërish më takonte prapa grilave në burgun e torturave, në atë vend famëkeq.
ObserverKult
Lexo edhe: