Nga Zyrafete Manaj
nën lëkurën tënde isha dje
kur numëroja rrahjet e zemrës
e fjala zinte vend kur shpirti trazohej
edhe kur dëgjoja fluturat në stomak
nga dashuria n’fluturim.
sot koha ik mërzitshëm ditëve pa ty
pa ta prek ballin e halleve të moteve në trazim
pa ta pa shpirtin flakë të ndezur për atë
ditë të bardhë lirie
se veç liritë japin orët e zhveshura të shpirtrave në trazim.
bëje bashkë puthjen e harrur kohësh
e shpirtin binjak të njëmendtë braktisur nga harrimi
ndash me gjet fillin e huqur të asaj ndarje pa lamtumirë.
ObserverKult
Lexo edhe:
CIKËL POETIK NGA RRAHMAN DEDAJ: KALORËSIT E ERËRAVE
Ju ftojmë të lexoni ciklin poetik “Kalorësit e erërave” të Rrahman Dedajt, shkëputur nga libri “Koha në unazë”, botim i Rilindjes (1980).
Rrahman Dedaj: Kalorësi i erërave
(Kënga e parë)
Harfën e barit zgjojnë dhe i thërrasin erërat
Zgjojnë balerinat e dheut, e mbërrijnë diellin
Dhe i djegin gishtat në maje të luleve,
e thërrasin shiun – bëhen flutura mbi trëndafile
Edhe emrat ia shkruajnë secilës ditë në ballë,
Ndërsa koha pikon dritë mbi flokët e tyre prej bari.
Ujëvaret derdhen mbi ëndërra – ato flasin gjuhën
E plumbit dhe shndërrohen në lule.
Ata secili ia falin nga një pjesë të bukurisë së vet
Dhe bëhen ylbera të shkurtuar kur shiu
Na i lag zemrat Malli na puth me buzët e flakës.
Këta nuk janë zogj që ndalin fluturimin në degë
Nuk i ka dehur bukuria magjike e blerimit
Dashuria jonë flen mbi flokët e tyre prej bari
Dhe fluturon përtej kohës së dashuruar
Në bukurinë magjike të gjakut dhe vdekjes
Kur prekim bukurinë e tyre me gishta
Zgjohet kënga që na përcjell prej lindjes
Ndërsa ata bëhen kandila mbi krerët e këputur
Që shkruan historinë e përrallave të kuqe.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult