Prap’ do kthehem, poezi nga Zyrafete Manaj
Mos më mundo me mungesën tënde
se qillit ret’ i veshen me pahir
e portreti i vijave së zemrës sate
flen thellë në shpirtin tim.
do të vi si herave tjera
me gjokun e Gjergj Elez Alisë
me baladën e ruajtur shekujve
do ta ngrehi kalan’ e dashurisë.
e di që mungesa nëpër kohë
ta vran’ mallin si mua
por do jem streha e shpirtit tënd
sa her’ ti të don e sa her’ unë të dua.
ObserverKult
Lexo edhe:
ZYRAFETE MANAJ: MUNGESA
Kena hup krejt…!
as qiellit nuk po i flasim,
ret’ e dendura mbarësuar me rebelim shiu
sikur po qajnë mallshëm për mungesat..
Poezinë e plotë e gjeni KËTU
Lexo edhe:
ZYRAFETE MANAJ: IMZOTI IM
imzoti im është liria
kur kokërrëzoj dëshirat brenda meje
prehja dashurive vjen, jo vetëm imazh nëpër ditët e lumturisë,
por ndjehet ngrohtësi e saj si dielli në lëkurën e trupit…
imzoti im është paqja prej së vërteti,
kur brenda meje ndjejë blegërimën e shpirtit sikur qingjat në pranverë,
harlisëm nëpër ditët që mjaltësohen në mua, zënë lirshëm poemën e vetës time,
të këndueme viteve edhe kur breshëri mundohej të më ngrij…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU