Zyrafete Manaj: Vonë arrijmë

zyrafete manaj

mbërrijmë vonë ne, që rrugëve të vendit vijmë me valixhe në duar
edhe atëherë kur na pret një fije gëzimi,
edhe atëher kur mundohemi ta vrajmë lotin, e ta shuajmë zemrën e shkrumueme.

mbërrijmë vonë ne, netëve të vona kur na pret një prag-ikje, apo një daulle gëzimi,
se shpesh ndodh na ik treni e ne nëpër stacione të ngrirë mbesim, duke prit një tjetër në ardhje, a thua kur do vijë?!

shpesh e ham shpresën me kafshatën e mallit,
e ndrydhim veten me duart e tokuna në largësi,
se vonë mbërrijmë me i puq faqet tona,
me ëmbëlsinë e së vërtetës dashuri, se vonë arrijmë.

ObserverKult