500 vjet para egjiptianëve, një qytetërim i lashtë në Peru- gjetjet që kanë befasuar studiuesit

Egjiptianët nuk ishin të parët që ndërtuan piramidat. Një qytetërim i lashtë në Amerikë, më saktësisht Peru, krijoi piramida mahnitëse 500 vjet përpara egjiptianëve të lashtë. Kjo kulturë e lashtë konsiderohet si qytetërimi më i vjetër ‘i zhvilluar’ në Amerikë, dhe ka ekzistuar deri në 1500 vjet para kulturave të tjera të përparuara në Amerikë, si qytetërimi Olmec në Meksikë.

Mbi 5.000 vjet më parë, një qytetërim i lashtë në Peru krijoi piramida të pabesueshme po aq mahnitëse, kur krahasohen me piramidat e ngritura nga egjiptianët e lashtë. Piramidat e Perusë besohet t’u kenë paraprirë piramidave të Gizës prej së paku 500 vjetësh.

Caral është një vend arkeologjik ku gjejmë mbetjet e qytetit kryesor të qytetërimit të lashtë të Caralit.

I vendosur në luginën e Supe, 182 kilometra në veri të Limas (Peru), 23 km nga bregu dhe 350 metra mbi nivelin e detit, ky qytetërim i lashtë ekzistonte në rajon më shumë se 5.000 vjet më parë dhe konsiderohet qyteti më i vjetër në Amerikë.

Deri më tani, askund në Amerikë arkeologët nuk kanë zbuluar mbetjet e një qyteti me tempuj, monumente dhe piramida, me një larmi kaq të madhe.

Qyteti i lashtë Caral është shpallur si një Trashëgimi Botërore nga UNESCO

Ai ishte bashkëkohës me civilizime të tjera të lashta, të tilla si ato të Egjiptit, Indisë, Sumerisë, Kinës, por ndryshe nga ato, Caral u zhvillua në izolim të plotë.

Në Amerikë, është qyteti më i vjetër i qytetërimeve para-Hispanike, duke kaluar me 1500 vjet qytetërimin Olmec, një qytetërim tjetër i rëndësishëm që gjendet në Mesoamerikë.

Epoka e qytetërimit të Caral u konfirmua nëpërmjet 146 provave të radiokarbonit të kryera nga laboratorë në Shtetet e Bashkuara. Sipas tyre, Caral është përafërsisht 5.000 vjeç, që do të thotë se ai u zhvillua më shumë se 1.500 mijë vjet para çdo kulture tjetër të madhe në Amerikë, transmeton ‘bota.al’.

Piramidat e Caral janë një tjetër arsye pse kjo kulturë është më shumë se e jashtëzakonshme.

Ne gjejmë piramida të madhësive të ndryshme në Caral. Ka 7 piramida të mëdha, të rrethuara nga disa të vogla, deri në 32 struktura gjithsej.

Ndërtuesit e tij e organizuan qytetin në dy sektorë: një në veri dhe një në jug.

Në sektorin e sipërm, ka 6 piramida kryesore që rrethojnë një hapësirë ​​boshe.

Në sektorin e ulët qëndron Piramida e Amfiteatrit dhe disa ndërtesa të vogla të përafruara me të.

Secila prej Piramidave të Caral ka patur funksione të ndryshme, duke përmbushur secila një rol të ndryshëm në rendin shoqëror dhe fetar të banorëve të tij.

Përveç faktit se Caral është një nga qytetërimet më të vjetra të lashta në Amerikë dhe përmban disa prej piramidave më të vjetra në Tokë, kultura e tyre është po aq mahnitëse për shkak të zhvillimit të tyre teknologjik.

Caral ishte një nga kulturat më të përparuara antike në Tokë, 5.000 vjet më parë.

Piramidat e Caral

Piramida kryesore ose ‘Piramide Mayor’ është 153.52 metra në gjatësi, 109.42 metra e gjerë dhe ka një lartësi prej 28 metrash. Ajo përbëhet nga një piramidë me shkallë dhe një shesh rrethor i ngjitur në fasadën e saj. Një shkallë 9 metra e gjerë ngrihet në lartësi 28 metra.

E ashtuquajtura ‘Piramide de la Cantera’ ka 78 metra gjatësi, një gjerësi prej 56 metrash dhe një lartësi prej 13.40 metrash.

Piramida e Ulët ose ‘Piramida Menor’ ka një gjatësi prej 45.80 metra, një gjerësi prej 37 metrash dhe një lartësi prej 7.50 metrash.

Caral gjithashtu përmban të ashtuquajturën ‘Piramide de la Galeria’ e cila është 110 metra në gjatësi, ka një gjerësi prej 80 metrash dhe një lartësi prej 17 metrash.

Piramida e Huanacës ka një gjatësi dhe gjerësi prej 55 metrash dhe një lartësi prej 12 metrash.


Lexo edhe:

RRËFIM RRËQETHËS: ISHA VETËM 5-VJEÇAR, S’NA JEPNIN AS BUKË, AS UJË- FLINIM NË ÇIMENTO E S’KISHIM ASGJË PËR TË SHTRUAR E MBULUAR