Pyetësori i Prustit: Arif Molliqi

 Këtë javë Pyetësorit të Prustit i përgjigjet shkrimtari Arif Molliqi.


Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?
Të paktën mund të them se lumturia e përkryer është të jetosh në një shoqëri pa brenga. Aty, (atëherë) ku njerëzit kanë mirëkuptimi mes vete.

Cila është frika juaj më e madhe?
Se një ditë do të ndodhë kataklizëm dhe unë do mbetëm njeriu i vetëm në tokë.

Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?
Nuk kam individ që e admiroj verbërisht, por mund të them se personi që më mund të dhe krenari arrin në ditët e sotme t’i rritë dhe edukoj fëmijët duhet admiruar.

Cili është personaliteti historik më të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?
Më urtësinë e Ibrahim Rugovës, më guximin dhe trimërinë e familjes Shaban Jasharit.

Cili është tipari i juaj që nuk e pëlqeni?
Mashtrohem lehtë nga ata që u besoj…

Cili është tipari të cilin nuk e pëlqeni tek të tjerët?
Egoizmi, mendjemadhësia .

Në cilat gjëra e teproni?
Shoqërohem lehtë edhe më ata që më vardisen për qëllime të tyre.

Çfarë do t’iu shtynte të gënjenit?
S’e di. Ndoshta ideja se më gënjeshtra mund t’i ndihmoj dikujt.

Cili është rrugëtimi juaj i preferuar?
Diku ecur këmbë shtigjeve të Bjeshkëve të Nemuna. Ndoshta edhe udhëtimi më tren nga Fushë Kosova në Kinë…

Cilën fjalë apo frazë e përdorni më së shpeshti?
Kohëve të fundit; “u plakëm, o shokë!” që dua ta heq nga mendja, por nuk mundem.

Për çfarë ju ka ardhur më së shumti keq apo jeni penduar që e keni bërë?
Nuk them sa kam bërë shumë gjera për të cilat jam penduar, por ndihem keq që jam mashtrua. P.sh.: i dhashë një shoqi para për ta zgjedhur një problem familjar, dhe ai, më ato para kishte shkuar në kazino.

Çka ose kush është dashuria juaj më e madhe e jetës?
Familja. Nipat dhe mbesat.

Cila është gjendja momentale mendore e juaja?
Nëse neuropsikiatri e lidh durimin me gjendje mendore, atëherë do të dëshiroja ta dëgjoi atë gjykim. Për ndryshe, them se jam mirë.

Nëse do të kishit mundësinë të ndryshonit vetëm një gjë tek vetvetja, cila do të ishte ajo?
Shpresa e tepruar se do bëhet mirë. Kam mbetur më shpresën, “hajt se bëhet mirë (në Kosovë)”.

Çfarë konsideroni të arriturën tuaj më të madhe?
Që kam arritur t’i them gjërat ashtu siç janë. Edhe ajo se jetoj me djersën time.

Nëse do të mund të kthenit kohën, çfarë do të ndryshonit?
Shumëçka. Mënyrën e programuar të jetës brenda një qarku të caktuar…

Nëse do të vdisnit dhe do të kishit mundësinë të ktheheshit qoftë si njeri apo send, çfarë personi apo sendi do të zgjidhnit të jeni?
Do doja të isha njeriu që edhe për pak çaste t’i bëja njerëzit të lumtur…ose, një  bimë nga lulja apo gjethi i saj mund të shëroheshin njerëzia sëmundjet.

Cila është gjëja me e shtrenjtë që e posedoni?
Familja dhe librat e mia.

Çfarë konsideroni si mjerimin më të madh?
Varfërinë, mosdijen dhe luftërat.

Ku do të dëshironit të jetonit?
Në Kosovë mes miqve, pa pranin e zhvatësve .

Çfarë vlerësoni tek një mashkull?
Guximi t’i thotë gjërat ashtu siç i sheh, dhe durimin.

Çfarë vlerësoni tek një femër?
Thjeshtësia në dukje dhe sinqeriteti gjatë rrëfimit.

Cili është shkrimtari i juaj i preferuar?
Paulo Coelho,… kuptohet edhe Arif Molliqi(?!)

Cilët janë heronjtë tuaj në jetën e vërtetë?
Ata që arrijnë të mbijetojnë nga injoranca që e rrethon.

Cilin talent do të dëshironit ta kishit?
Më kënduar tallava… ”këngëtari” i tillë është më i madh se shkrimtari.

Si do të dëshironit të vdisnit?
Duke kënduar dhe pa dhimbje…

Cila është motoja juaj?
Pritni ta formuloj tani; Kërko, kërko se e gjen… Hahaha, e vodha nga një proverb popullor./Gazeta Observer