Poezi nga Ervin Hatibi
Më mbaruan cigaret në stacion të autobuzit
Duke pritur revolucionin tjetër
Këtu kam mbetur
Gozhdë e përzhitur, e shtrembëruar
Nëpër shkrumbin e kishës së djegur.
Si nëpër pistoleta me mulli
Të gjithë janë futur kokë më kokë
Nëpër shtëpi
Gjithë revolucionet të parafundit janë
E gjithnjë jeta ime e fundme, e fundit
Lirë mi bleve lotët, mi bletë
Krejt trupi më dhimbte nga dashuria
Për popullin e barrikadën.
Dua të vdes e ta harroj
Ta vjell. Dua të vdes kot
Ose hiç të mos vdes nëse duhet
Të vdes me qëllim
Do marr një lypës të mitur mulat
Ta ngroh e ta rris ndyrë
Ju ftoj të gjithëve në strofkën time
Të më pështyni në fytyrë
Veç të mos më provokojë njeri me plagët e veta.
Por rroftë, rroftë flamuri i ri
Edhe çdo dashuri e vjetër
Në ardhtë prapë dita, në rrugë prapë do jem
Me gurë do godas patjetër
Ata që janë grumbull
Dhe ata që do rrinë vetëm.
ObserverKult
Lexo edhe:
NORA MALAJ: NË VITIN 2030 S’DO TË KEMI AS MËSUES/ JEMI NË KRIZË!
Pedagogia, Nora Malaj, ka deklaruar se Shqipëria është shumë afër prekjes së vijës së kuqe në arsim.
Malaj tha se jo më larg se në vitin 2030 jo vetëm që numri i nxënësve do pakësohet ndjeshëm por edhë mësuesit do të mungojnë, pasi gjithnjë e më pak studentë po zgjedhin të ndjekin studimet në degët e mësuesisë.
Tekstin e plotë e gjeni KËTU