
T’due kaq shum’
sa s’di me ta mat,
s’di qysh me ta rrëfye,
as me ta vizatu.
Ama po përpiqem,
me nxjerr pak prej shpirtit tem.
“Edhe kur e shoh fundin e errët t’krejt gjanave,
aty un’ shoh nur,
e ai nur je ti.”
Un’ t’due fort,
e me m’thanë:
vizatoma sa,
un’ s’di me ba.
Edhe nëse e kam mësu
surrealizmin e Dalit,
renesancën e Da Vinçit
a kubizmin e Pikasos;
s’di kurrqysh me i derdh bojërat
e me
i ba të ndritshme për dashninë teme.
Ti e din që t’due.
S’kam as pse me kallxue.
Frymat tona
janë taku
n’një tjetër jetë.
T’due
N’turmat e jetës,
edhe n’ato t’vdekjes,
kur njerëzit shkelin njani-tjetrin,
tu lyp me pshtue veten,
unë dij me t’pa,
me t’kap për dore
e me t’thanë:
T’due.
Jo pse je ti,
po për çka ndiej kur je…
edhe kur s’je, aty.
Kur dallgët e jetës
m’përplasin për shkamb,
e kur bahem stuhi
n’luftën teme t’mbijetesës,
veç ti m’kthen n’det t’qetë.
Ti rri mbi kët’ krah
që kurrë s’pushon me t’ndje.
Me ty jam krejt unë,
pa frikë, pa maskë,
e s’ik ma.
T’due,
edhe kur s’flet,
kur s’më don,
edhe kur s’më frymëzon,
kur m’shmang,
t’due.
E heshti.
ObserverKult
Lexo edhe:






