Ali Podrimja: Kurrë s’do ta dish si të kanë quajtur para vdekjes…

Poezi lum lumi nga Ali POdrimja, je si shpirti im

si të kanë quajtur para vdekjes, kurrë s’do ta dish.
binarëve të jetës, duke rrëshqitur, s’do të matemi për emrin tonë
me hijet e mesditës.

që tani jam njeri i përshëndetjeve,
njeri i lindur prej vdekjeve
e ti – shpuzë jete për atë emër.

kurrë s’do të dish si të kanë quajtur para vdekjes,
o dëshirë e marrë, që kaq shumë dëshirove të jesh e huaj
– kurrë atë emër!

*Titulli i origjinalit: “Kurrë atë emër”

ObserverKult


Lexo edhe: