O shtigje ku lirshëm valëvitet bari,
Lugina, kodra e ti pyll që oshëtinë,
Çfarë është me ju e gjithë kjo heshtje varri?
Për atë që iku e jo më nuk ka kthim!
Po pse kjo dritare tash vonë rri e mbyllur,
Ky kopësht që rrin i heshtur e i shkretë,
O shtëpi ku i zoti, gjithmone miqtë i ka pritur,
tani nuk është më, as kurrë më s’do të jetë.
E ti qen besnik kush për ty do kujdeset?
S’ka dorë të të ushqejë më këtu njeri s’ka.
Fëmijë i gjorë qan e kërkon të atin
e vejushë e zezë e qan e mallkon fatin.
Si iku ai kështu në errësirë ?
O, dhimbje që godet pareshtur pamëshirë,
Ku shkoi vallë, s’përgjigjet asnjeri ?!
Veç zërit tim të trishtuar, një vaj, një elegji…
Në shqip: Servet Bytyçi