Ndriçohet kalaja e Beratit

Në kalanë e Beratit, një ndër pikat kryesore turistike të qytetit tashmë është zgjidhur problemi i ndriçimit.

Në kalanë e Beratit ka përfunduar instalimi i dritave të cilat i shtojnë më shumë hijeshi këtij vendi, i cili mbart histori dhe ka vlerë për qytetin e Beratit si dhe është një ndër destinacionet e preferuara dhe nga turistët e huaj.

Kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo shprehet se zgjidhëm problemin e ndriçimit në kala e cila është krenaria e qytetit dhe meriton një vëmendje të veçantë.

“Fjalë pak e punë shumë. Zgjidhëm problemet e ndriçimit në Kala. Kalaja është krenari e qytetit dhe meriton vëmendje të veçantë”, shprehet Demo.

Gjithashtu kryetari Demo thekson se mbas ndriçimit të kalasë do të vijoj puna së shpejti dhe për ndriçimin e gjithë qytetit.

“Ndërkohë së shpejti do fillojmë ndërhyrjet në ndriçimin e gjithë qytetit! Na duhet edhe pak kohë. Bashkia në punë”, tha Demo. /atsh