Nga Elda Zavalani
Nuk je rritur kur të del thinja e parë. As kur të prishet dhëmballa e pjekurisë.
Nuk je rritur kur të del një rrudhe në cep të syrit. As kur të dhemb mesi në mëngjes.
Nuk je rritur kur ke nevojë për syze, as kur ke pak takikardi.
Nuk je rritur kur të vdes babai dhe të lë në moshë të re.
Je rritur kur duhet ta shpërfillesh veten dhe të mendosh më shumë për tjetrin.
Je rritur kur dikush ka nevojë të qajë në gjoksin tënd.
Je rritur kur duhet ta mbash dhimbjen e të bëhesh i fortë për të tjerët.
Je rritur kur njerëzit kanë besim tek ty dhe duhet të marrësh shumë përgjegjësi.
Je rritur kur dhimbjen dhe vuajtjen nuk ta dominojnë dot valiumet, por një përqafim, një vështrim kuptimplotë, një shtrëngim dore.
Je rritur kur duhet të sakrifikosh veten për ata që i do…
ObserverKult
Lexo edhe:
ELDA ZAVALANI: KUR UDHËTON SHPIRTI…
Ka net kur shpirti udhëton, pa i marrë leje trupit. Shkon larg të kërkojë pak qetësi. E braktis trupin dhe e kthen në kufome të gjallë, që flet, qe ec, që qesh, që luan, por që nuk jeton. Trupi pa shpirt s’ka jetë. Shpirti pa trup po. Madje është i lirë, i dlirë, pa vargonj, pa rregulla, pa orare, pa norma bajate shoqërish mizantrope, pa kokçarje e shqetësime të përditshme.
Udhëton nëpër udhë ndjenjash, që i ka projektuar shpresa e i ka shtruar malli. Fluturon lart, aty ku nuk e kapin dot rrufetë e stuhitë e jetës. Zhytet në det e pastrohet, përkëdhelet në perendimet e purpurta, fle me këngën e hënës e zgjohet me atë të zogjve…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU