Poezi nga Xhevahir Spahiu
Të mbaj në duar, dashuria ime.
Krijesë prej qelqi
më shkëndijime yjesh.
Kam frikë….
Kam frikë se mos më bie dhe
thyhesh.
ObserverKult
—————————————-
Lexo edhe:
PSE U LEJUA KRYEARTIKULLI I XHEVAHIR SPAHIUT NË “ZËRI I POPULLIT”
Lexo edhe:
XHEVAHIR SPAHIU, KY BIR I DIELLIT…
XHEVAHIR SPAHIU: EJA TË VDESIM, E DASHUR!
Lexo edhe:
SI E HUMBI UDHËN E ZOTIT, TAT TANUSHI: AH, KALIJE, A TË RËNDON DHEU?!
Ju ftojmë të lexoni një fragment të shkëputur nga kryevepra e Mitrush Kutelit “E madhe është gjëma e mëkatit“(Tat Tanushi i Bubutimës).
Kalija tretej dita me ditën, si treten ata të lëngjyerit. Veç dhembjes së trupit kish dhe tjatër: “Sikur të kishim një fëmijë, Tan..” Po trupi i saj s’lidhi fëmijë. Në pranverë, vdiq.
Aq shumë e tronditi kjo Tatën sa iu duk se u shemb gjithë jeta dhe ranë kryqet e lartësirave. Kish parë shumë të vdekur në jetën e tij, po tjatër ish Kalija. Ajo s’duhej të vdiste.. .A mos e kish sjellë që largë për ta varrosur aty? Nga dhembja e madhe mjekra e flokët e tij u zbardhë krejt, sa dukej plak i shkuar dhe jo njeri më tridhjet e shtatat. I mirrte së vdekurës dorën e ftohtë dhe i thesh, pa pushuar:
– Kalije, zemra ime.. Noemi, jeta ime…
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult