Rainer Maria Rilke: Vetmia është si një shi

Nga deti vjen drejt mbrëmjes rend ai;
nga rrafshultat e largëta, tej në humbëti
ngjitet drejt qiellit të cilit gjithmonë i përket.
Dhe bash prej qiellit bie prapë mbi qytet.

Bie shiu këtu poshtë në kohë të gjysmëterrur,
teksa të gjitha rrugicat rendin kah mëngjesi
dhe trupat, të cilët asgjë nuk kanë gjetur,
të zhgënjyer dhe të trishtë ndahen nga njëri-tjetri
dhe kur gjindja, mes tyre të urrejtur
në një shtrat të vetëm shtrëngohen që të flenë

atëherë vetmia rrjedh së bashku me lumenj.

Përktheu: Skënder Buçpapaj