Nga Petrit Qejvani
Para teje bëhem si fëmija
Që gjëra të shtrenjta kërkon
Unë kërkoj buzët e tua
“Po një minutë”-ti më ndalon.
Nuk e kuptoj se ç’do të thotë
Kjo frazë e bukur, kaq e brishtë
Sa herë të puth, pulit qepallat
“Po një minutë, më pëshpërit.”
Dhe unë atëherë më shumë të dua
Me zjarr të puth, me mall në gji
“Po një minutë”, ti prapë thua
Dhe unë prapë bëhem si fëmijë.
Dhe çdo gjë nis prapë nga e para
Unë prapë të puth në buzë e sy
Ti prapë më thua “Një minutë”
Dhe unë prapë bëhem si fëmijë.
ObserverKult
Lexo edhe: