Ahmet Selmani: Pas çdo dashurie

(ose planeti i lumturisë)

Pas çdo
dashurie të harruar
gjumi
i shëmbëllen vdekjes
së gjallë
pas çdo dashurie
të braktisur
të gjitha udhët bëhen
thikë
pas çdo dashurie
të vrarë
stinët vijnë me këmbë
prej ferri
pas çdo dashurie
të mikluar
me duart e zemrës
krijohet
një planet lumturie
për njeriun.

ObserverKult


ahmet selmani gjarper observerkult

Lexo edhe:

AHMET SELMANI: MËSIMI I SERVILIT

(ose metafora e urës)

Mësohu
të bëhesh urë
dhe le të kalojnë
mbi kurrizin tënd të kërrusur
madje edhe nëse të pështyjnë
ti shtiru sikur s’ke parë asgjë
ose më mirë lëpije si mjaltin
dhe kurrë mos u bëj mal
me kokën lart

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


AHMET SELMANI: MBIJETESA E QENIES

(Mario Bellizzi “Paqyra dhe hija”, Littera, Prishtinë, 2022)

Nga Ahmet Selmani

Mario Bellici është krijuesi më i veçantë në hapësirën e sotme poetike tek arbëreshët e Italisë. Këtë më së miri e dëshmon edhe me vëllimin poetik që titullohet “Pasqyra dhe hija”, me çka mund të thuhet gojaplotas se poezia e tij është një prirje e vërtetë moderne e postmoderne.


E theksojmë këtë për arsye se na vjen me një ligjërim të lashtë drejt kohës sonë për ta shndërruar praninë e tij krijuese në një shkëmbim të ndjeshëm në aspektin e përballjes
me rrethanat jetësore të qenies arbëreshe.

Pra, në radhë të parë vjen me synimin e madh për ta shpërfillur globalizmin që gëlltit çdo gjë të mundshme në emër të retorikës së njëjtësimit të përgjithshëm.

Si një vetmitar i pakundshok në këtë pikëpamje, ashtu siç është edhe vetë mërgata
arbëreshe matanë detit, gjithsesi autori ndjek rrugën qenësore në kuptimin hajdegerian, thjesht duke u mbështetur vetëm në thelbin e saj, e cila ndodhet ndërmjet arkaikes dhe modernes, si një dukuri e veçantë fenomenologjike, me çka synon ta shqiptojë zërin e vet poetik me të gjitha shqetësimet e brendshme që e përcjellin në hapësirën ku jeton dhe vepron.

Duke mbetur besnik i fatit historik, ai nuk zhvendoset në asnjë mënyrë nga bërthama e kujtesës kombëtare; përkundrazi, me zërin e shprishur arbëresh vjen furishëm edhe në kohën tonë, duke përmbysur me elegancë frikën dhe mitin e përhapur se globalizmi po i përpin gjërat e vogla e të pafuqishme dhe duke krijuar realitetin e ricikluar si një amalgamë të pamëshirshme kulturore.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult