Ahmet Selmani: Mësimi i servilit

para dhe pas


(ose metafora e urës)

Mësohu
të bëhesh urë
dhe le të kalojnë
mbi kurrizin tënd të kërrusur
madje edhe nëse të pështyjnë
ti shtiru sikur s’ke parë asgjë
ose më mirë lëpije si mjaltin
dhe kurrë mos u bëj mal
me kokën lart
se u bën hije
të fortëve.