Mirela Papuçiu: Si thua?

Nga Mirela Papuçiu

Gjërat që mbaj pranë vetes janë të pakta
si koha për të qenë bashkë, për shembull.
Ajrin e thith sipas një algoritmi të ri
si përqafim kohësh të rigjetura, për shembull.
Fjalët nuk i lejoj më të ecin buzë greminash
Më mirë gremisemi vetë, për shembull.
Përleshemi e i lëmë fjalët tona të duhen.
Si thua?

ObserverKult


Mirela Papuçiu

Lexo edhe:

MIRELA PAPUÇIU: ÇËSHTJE TERRITORESH ËSHTË DASHURIA…

E gjitha është çështje territoresh
Dhe dashuria. Pronësia
qëndron tek une si qimet në fytyrën
e pubertetit.
Ndoshta, ngaqë linda në kohe shtetëzimesh
Ndoshta, ngase, për siguri, prindërit…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:

MIRELA PAPUÇIU: MBULOHEM ME MUNGESËN TËNDE…

Nata vjetërohet pas kodrave
Zogjtë shtrojnë tavolinën me ditë.
Gjethet e blirit i shplajnë sytë me qumësht
mjelë prej shpresës që lind çdo ditë.

Dritarëzat e mia zhveshin errësirën,
mezi presin të t’gjejnë degëve të kumbullës
ku ti vare mundësinë e një rigjetjeje.
Çdo mëngjes, e var rreth qafës gjerdan
me gurët ende të pagdhendur…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:

PESË BATUTAT E PAHARRUESHME TË XHEVDET FERRIT

Ikja para kohe nga jeta e aktorit të shumë roleve në kinematografinë shqiptare, Xhevdet Ferri, ka lënë një zbrazëti te të apasionuarit e filmit shqiptar.

Një artist shumë i talentuar, që ka mbetur në mendjen, sidomos të publikut femëror, si një djalë i bukur, me flokë kaçurrelë e tipare të zeza…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU