Nazim Hikmet: Të jetosh nuk është shaka…

nazim hikmet

Të jetosh nuk është shaka,
duhet të jetosh me seriozitetin më të madh
si një kitër për shembull,
pra, pa pritur asgjë tjetër përveç të jetuarit dhe më gjerë,
pra, e gjithë puna jote, përpjekja jote duhet të jetë të jetosh.

Do ta marrësh seriozisht jetën,
pra, deri në atë masë,
për shembull, si krahët e lidhur nga prapa, shpinën në mur,
ose me syzet e tua të mëdha,
me këmishë të bardhë në një laborator
do të vdesësh për njerëzit,
madje për njerëzit që kurrë nuk i ke parë,
edhepse askush nuk të ka detyruar që ta bësh këtë,
edhepse ti e di se
të jetosh është gjëja më reale, më e bukur.

Pra, ti aq seriozisht do ta marrësh jetën,
sa që edhe në shtatëdhjeta ullinj do të mbjellësh,
jo se mendon se ato do t’u lihen fëmijëve tënd,
sepse ti nuk beson në vdekjen dhe nuk ke frikën prej saj
por nga fakti se jeta ka më shumë peshë te ti.

II
Supozojmë se jemi të sëmurë, na nevojitet opercioni,
me mundësi që nga tavolina e bardhë
edhe të mos ngritemi.
Ndonëse nuk është e mundur të mos ndjeshë dhembjen e vdekjes së shpejtë,
ne sërish do qeshim me shakat e bektashinjëve,
do shikojmë prej dritares nëse është duke rënë shi,
ose do të presim me padurim
për lajmet e fundit nga agjencitë.

Supozo, për diçka që ia vlen të luftosh,
supozo se je në fushën e betejës.
Atje, në sulmin e parë, ditën e parë
ne mund të biem me fytyrë për tokë.
Me çudi do ta pranojmë këtë,
dhe akoma do të pyetemi si të çmendur
nëse lufta me vite do të zgjasë.

Supozojmë se jemi në burg,
mosha është afër pesëdhjetë,
edhe tetëmbëdhjetë vjet duhen për hapjen e portës së hekurt.
Akoma, do të jetojmë me botën e jashtme,
me njerëzit, kafshët, përleshjet dhe erërat
dua të them, me botën e jashtme përtej mureve.

Pra, si dhe kudo që të jemi duhet të jetojmë sikur të mos ketë vdekje…

Përktheu: Vedat Kiseri

ObserverKult

——————————-

Lrxo edhe;

SOKRAT HABILAJ: ËSHTË BËRË KAQ E TRISHTË TË JETOSH

ZEF ZORBA: TI S’DON TË JETOSH ME NE…