Ti nuk më puthe buzët, por shpirtin!
Përgjatë 45- viteve, ishte në skenë si aktore, këngëtare dhe valltare. Bëhet fjalë për për amerikanen Judy Garlande. Përgjatë karrierës, Judy, u shpërblye me disa çmime të rëndësishme si ‘Çmimi Juvenile’, ‘Golden Globe’, Çmimi i veçantë “Tony”, e po ashtu ishte gruaja e parë që ka fituar çmimin Grammy për Albumin e vitit për incizimin e saj live në vitin 1961 në ‘Judy Carneie Hall’.
Njihet për rolet në filmat “Met me in St.Louis” (1944), “The Harvey Girls” (1946), “Easter Parade” (1948) dhe “Summer Stock” (1950)
Garland është shpërblyer me dy yje në Hollywood walk of Fame. Instituti Amerikan i Filmit ka renditur Garland të 8-ën në listën prej 100 yjeve të kohës.
Mendimet e saja pozitive, lumturie, shprese, bindje, urtësie dhe buzëqeshje vazhdojnë të lexohen me ëndje.
ObserverKult ua sjell disa prej tyre:
Ji versioni origjinal i vetes sate, dhe jo kopja e keqe e dikujt tjetër.
S’ka vend më të bukur se shtëpia ime.
Ti nuk përshpërite në veshin tim, por në zemrën time. Nuk puthe buzët e mia, por shpirtin tim.
Sa herë kam shikuar nga vrima e çelësit, kam gjetur që edhe ata përtej derës po shikonin.
Hollywood është një vend i çuditshëm, nëse ju jeni në telashe. Çdokush mendon se është ngjitëse.
Unë mund të jetoj pa para, por nuk mund të jetoj pa dashuri. /
ObserverKult
Lexo edhe:
KEATS: DASHURIA IME ËSHTË EGOISTE, NUK MUND TË MARR FRYMË PA TY
Unë nuk rashë në dashuri. Unë u rrita në të. Të pashë ty dhe e mblodha mendjen./ Toni Morrison
Sa gjë e bukur është të zgjohem e të dashuroj ty përsëri e përsëri./JH.Hard
Dashuria ime është egoiste. Nuk mund të marr frymë pa ty./ John Keats
Tekstin e plotë e gjeni duke klikuar KETU
ObserverKult