Ritfolk: Ndjenjë e dashuruar… (teksti dhe kënga)

Ndjenjë e dashuruar, teksti Saimir Braho, muzika dhe oorkestrimi RITFOLK, këndon RITFOLK:

Me ndjenjat jam ulur në dhomë
dhe bisedoj,
ato janë dashuruar me ty,
unë nuk i besoj…
Me hire trëndafilash dimri,
që çelin mbi re të krahasoj,
si vargje ylberesh mbuluar
rreth flokëve të tu
duan të qëndrojnë...

Harrohemi në brigje prekjesh,
në këngë vetëtimash,
në dete të artë buzëqeshjesh,
ecim mbi perla vargjesh,
në majat e lira,
ku vetëm një zë është dëgjuar
heeeeeeej heeej jam … dashuruuuaaar…

Nga duart e ëndrrës të marr,
nga yjet e ftohtë,
mbi krahët e mia të mbaj,
nga ëndrra të mbroj,
rreth teje ndjenjat e mia,
dhe tingujt e lashtë,
njëherazi thonë…
Ky djalë që ju shihni pranë,
ka shekuj me radhe që ju kërkoooonn…

Harrohemi në brigje prekjesh,
në këngë vetëtimash,
në dete të artë buzëqeshjesh,
ecim mbi perla vargjesh,
në majat e lira,
ku vetëm një zë është degjuar,
heeeeeeej heeej jam … dashuruuuaaar…

LEXO EDHE: RITFOLK: SA DUA TË JEM LARG… (TEKSTI DHE KËNGA)

ritfolk

Ritfolk është një nga grupet rock më të njohur shqiptar, e që ishin aktiv në vitet 1990-2001. Anëtarët ishin Altin Goci, Saimir Braho, Aleks Mazniku dhe Enris Qinami. Në vitet 1990-1994 këndonin vetëm Altini dhe Saimiri.

Në dhjetor të vitit 1991, Ritfolk marrin pjesë në Festivali i 30-të në RTSH me këngën “Ëndërroj”, tekstin e së cilës këngë e gjeni në vazhdim:

Sa dua të jem larg
larg mërzitjes pa kufi
Sonte do këndoj për ju
ju që njihni veç qetësi
Kënga ime ngjitet lart
atje lart në qiellin blu
Ju o yje më besoni
kënga ime është për ju.

Tekstin e kengen e gjeni KETU

ObserverKult