“Ëndërroj”, këngë e paharruar nga grupi i njohur “Ritfolk” (teksti dhe kënga)

Ritfolk është një nga grupet rock më të njohur shqiptar, e që ishin aktiv në vitet 1990-2001. Anëtarët ishin Altin Goci, Saimir Braho, Aleks Mazniku dhe Enris Qinami. Në vitet 1990-1994 këndonin vetëm Altini dhe Saimiri.

Në dhjetor të vitit 1991, Ritfolk marrin pjesë në Festivali i 30-të në RTSH me këngën “Ëndërroj”, tekstin e së cilës këngë e gjeni në vazhdim:

Sa dua të jem larg
larg mërzitjes pa kufi
Sonte do këndoj për ju
ju që njihni veç qetësi
Kënga ime ngjitet lart
atje lart në qiellin blu
Ju o yje më besoni
kënga ime është për ju.

Ëndrrat ndjekin njëra-tjetrën
ëndrrat jo nuk kanë mbarim
Ju o yje më dëgjoni
tek ju prehet shpirti im.

Sa herë ju pyes yje
sa larg jeni ju
ju më duket sikur thoni
fluturo në qiellin blu
Sa do të doja në këtë natë
këngën time mos ta mbyll
dhe të ngjitem atje lart
e të kthehem në një yll.

Sa dua të jem larg
larg mërzitjes pa kufi
Sonte do këndoj për ju
ju që njihni veç qetësi.

Sa herë ju pyes yje
sa larg jeni ju?
ju më duket sikur thoni
fluturo në qiellin blu
Sa do të doja në këtë natë
këngën time mos ta mbyll
dhe të ngjitem atje lart
e të kthehem në një yll.

Sa herë ju pyes yje
sa larg jeni ju
ju më duket sikur thoni
fluturo në qiellin blu
Sa do të doja në këtë natë
këngën time mos ta mbyll
dhe të ngjitem atje lart
e të kthehem në një yll.

ObserverKult

——————–

Nga po ky grup:

Ritfolk: Eja tek unë… (teksti)