Midis këngëtarëve të shumtë të traditës shqiptare, që shquhen për aftësitë krijuese dhe interpretuese,të cilët i përkasin tipit të rapsodit të mirëfilltë, vend të merituar zë Rizah Bllaca.
Në këngët lirike të dashurisë dhe, përgjithësisht në motivin e dashurisë në balada, Rizah Bllaca e ka shkrirë një pjesë të talentit të tij poetik. Shumë nga këto këngë shquhen për figuracionin poetik të veçuar si krijim me invencion individual dhe për efektet e veçanta muzikore, të cilat e karakterizojnë veçanësinë krijuese dhe interpretuese të këtij artisti të madh popullor.
Ju ftojmë të dëgjoni njërën nga këngët më të njohura kënduar nga Rizah Bllaca “Shkon e vjen kah dera ime”
Shkon e vjen kah dera ime
Aman tuj shetit’
Sall me t’pa niher me sy
zonjusha ime
O shpirt sa të du
Ktheu niher’ ti fol me mu
Jeta ime përmas teje
Ka maru
O shpirt sa të du
Çile gojën fol me mu
Jeta ime përmas teje
Ka maru
Dil niher’ zonjusha ime
të shikoj në xham
Prej marakut tan’ moj vajz’
nuk e di ku jam
Oj vajzë mi këtë dhe
Shpirtin tem në dorë ma ke
Zemra jeme shpesh po vet’
Vashë e kujna je
Oj vajzë mi këtë dhe
Shpirtin tem në grusht ma ke
Zemra jeme shpesh po vet
Vashë e kujna je
Kujna je mor ti djale
Mue mos me thuj
Dashuninë që kam për ty
krejt për ty e ruj
Krejt u shkrina e sun t’pash
ah moj bukuri
N’atë dritare dal e ulna
e kaj si thmi
Kaj kaj o djal i mirë
plot me gzime, me dëshir’
Unë jam i dashni yt
o natën e mirë
Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KETU
ObserverKult
Klikon edhe: