Mbani akoma aromë bebi bijtë e mi,
në shpirt ka lëshu’ rrënjë kjo aromë,
si shqerrat lodroni gjithë jetën në gji,
aty do të mbeteni fëmijë përgjithmonë.
Ju rriteni nga dita në ditë bijtë e mi,
në krahë nuk mundem më t’ju mbaj,
por në duart e mia jeni akoma kërthi,
në çaste të vështira për dore ju mar.
Hapni krahët, fluturoni lart e më lartë,
pa frikë, qiellit ia kam përpirë retë,
petka të arta kam shtruar mbi baltë,
urë që bashkon brigje bëhem vetë.
Mbani aromë bebi bijtë e mi,
parajsë ku kundërmojnë jasemi.
ObserverKult
Lexo edhe:
ASGJË E KEQE NUK I KA NDODHUR NATALJAS
Tregim nga Ramiz Gjini
Kujdestari i pallatit, z. Martinez kotet i shtrirë në divan.
Troket dera, një herë, dy, tre…
Z. Martinez ngrihet përtueshëm e disi nervoz. Afrohet pranë derës dhe përkulet që të shohë përmes syrit magjik.
Në anën tjetër, shfaqet Leo Miskin, banor i apartamentit 10B. Në dorë ai mban një qese, nga ato që të japin në dyqan kur blen ndonjë gjë të vogël.
“Dreqi ta marrë”, thotë me vete z. Martinez. “Paskam harruar fare, që sot është ditë e diel!”
Leo Miskin është një rus i shkurtër, i sëmurë e i dobët, që i ka kaluar të pesëdhjetë vjetët. Por, me fytyrën e tij imcake e të verdhë si ajo e një veremliu, ai ngjan mu si një fëmijë që nuk është rritur.
I parë me syrin magjik të derës së mbyllur, Leo Miskin duket si një figurinë e vogël shahu. Dhe mu si një figurinë shahu, ai rri aty ku ta vendosin.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult