Joe Dassin: Et si tu n’existais pas (Nëse ti s’do t’ekzistoje), teksti dhe kënga

Nëse ti s’do t’ekzistoje
M’thuaj pse duhet ekzistuar unë?
Për t’u zvarritur në një botë pa ty,
Pa shpresa dhe me gjysmë zemre.

Nëse ti s’do t’ekzistoje
Do t’provoja ta shpik’ dashurinë
Si një piktor që sheh nën gishtat e tij
Lindjen e ngjyrave t’ditës
E që nuk beson.

Nëse ti s’do t’ekzistoje,
M’thuaj për kënd do t’ekzistoja?
Për kalimtare t’përgjumura n’krahët e mi,
Që nuk do t’dashuroja kurrë.

Nëse ti s’do t’ekzistoje,
Do t’isha vetëm një pikë më shumë,
N’këtë botë që vjen e shkon,
Do t’ndjehesha i humbur,
Do t’kisha nevojë për ty.

Nëse ti s’do t’ekzistoje
M’thuaj se si do t’ekzistoja?
Mund t’shtiresha se jam vetja,
Por nuk do t’isha i vërteti.

Nëse ti s’do t’ekzistoje,
Besoj se do t’kisha zbuluar
Sekretin e jetës, shkakun,
Vetëm për të t’krijuar,
Dhe për të t’shikuar.

Nëse ti s’do t’ekzistoje,
M’thuaj përse do t’ekzistoja?
Për t’u zvarritur në një botë pa ty,
Pa shpresa dhe me gjysmë zemre.

Nëse ti s’do t’ekzistoje,
Do t’provoja ta shpik dashurinë,
Si një piktor që sheh nën gishta,
Lindjen e ngjyrave t’ditës,
E që nuk beson.

Përktheu: Çlirim Lazaj

ObserverKult

Kliko edhe:

EDIT PIAF: HIMN PËR DASHURINË (TEKSTI DHE KËNGA)

Qielli i kaltër mund t’plaset mbi ne
E toka edhe mund t’shembet
Pak rëndësi, përderisa ti m’do
S’më bëhet vonë për gjithë botën

Për sa kohë dashuria do t’përmbyt mëngjeset e mia
Për sa kohë trupi im do t’rrënqethet nën duart tua
Pak rëndësi për problemet
Dashnia ime, meqë ti m’do

Do t’shkoj deri n’fund t’botës
Do t’ngjyhem n’bionde
Nëse ti ma kërkon

Do t’kap hënën
Do t’vjedh pasuri
Nëse ti ma kërkon

Kliko KETU për më shumë:

ObserverKult