Edith Piaf: Jo, nuk pendohem për asgjë (Non, je ne regrette rien ) teksti dhe kënga

Nga Edith Piaf

Jo, ama për asgjë
Jo, nuk pendohem për asgjë
As për t’mirën që m’është bërë
As për t’keqën
Krejt njëjtë!

Jo, ama për asgjë
Jo, nuk pendohem për asgjë
Është paguar, fshirë, harruar
S’më bëhet vonë për t’kaluarën!

Me kujtimet e mia
Ndeza zjarrin
Dhembjet e mia, kënaqësitë e mia
Nuk m’duhen më!

Fshiva dashuritë
Dhe t’gjitha pëshpëritjet e tyre
T’fshira përgjithmonë
E filloj nga e para

Jo, ama për asgjë
Jo, nuk pendohem për asgjë
As për t’mirën që m’është bërë
As për t’keqën
Krejt njëjtë

Jo, ama për asgjë
Jo, nuk pendohem për asgjë
Se jeta ime, se gëzimet e mia
Sot fillon me ty

Përktheu: Çlirim Lazaj

ObserverKult


hajredin pasha

Lexo edhe:

“HAJREDIN PASHA”, VARIANT NGA AURELA GAÇE (TEKSTI/VIDEO)

Hajredin Pasha o po i vjen o Radikës
Vallë o ku janë o, kto malet e Dibrës

Vallë o ku janë o kto malet e Dibrës
Bajnë o kuvend more, n’fushë o t’Gjoricës

N’fushë t’Gjoricës o more te kalaja
Hajredin Pashën e ka gjetë belaja

Se belaja pashën e ka gjetë e
Malet e Dibrës more kanë lidhë Besë

Kanë lidhë besë, morë kanë lidhë o te tanë
Turkut Dibrën o mos më ja lanë

Hajredin Pasha o morë kryehutaç
S’lidhet Dibra more me kërbaç

Hajredin Pasha ku e ke o ushtrinë
Malet e Dibrës o more mi kanë gri

Malet e Dibrës oh more mi kanë gri
Nuk janë pak o morë por dymbëdhjetë mijë…

Tekstin e plotë të këngës mund ta lexoni KËTU:


aurela gaçe

AURELA GAÇE: NUK BESOJA SE NJË DITË DO TË TAKOJA (TEKSTI DHE KËNGA)

Unë pa frymë, unë pa forcë kisha mbetur
Ma pinë si një cigare dashurinë
Nuk besoja se një ditë do të takoja
Tani u bëre shpirt i shpirtit tim

Sa të prita, sa të doja
E s’u lodha, të kërkoja
Kur u zgjova, kur të preka
Foli shpirti, unë të gjeta

Të kam gjetur ty
Ti s’e di sa shumë kërkova
Unë me ty s’do të thoja kurrë u lodha
Ti tani, ti je rrahje e zemrës time
Bashkë me ty le të thinjet jeta ime

Kur më puthe, kur më preke
Kur më flisje mendoja me vete
E bërtita, zemra ime, e kam gjetur gjysmën time

Të kam gjetur ty
Ti s’e di sa shumë kërkova
Unë me ty s’do të thoja kurrë u lodha
Ti tani, ti je rrahje e zemrës time
Bashkë me ty le të thinjët jeta ime

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult