Atdhe më je i dashur sa më s’ka,
më je nënë, më je motër, më je vëlla, thoshte poeti ynë i njohur Naim Frashëri.
Mendje të ndritura kanë lënë thënie të çmuara për atdheun. ObserverKult ju sjell disa prej tyre:
– Është kënaqësi dhe nder të vdesësh për atdhe! Edhe më kënaqësi është të jetosh për të
Horaci
– Jo toka, por qielli është atdheu i njerëzve.
Gregory Nyssen
– Atdheu është gjithnjë atje ku ka përparim.
Aristofani
– O, kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep atdheut.
Euripidi
– Kush ka vdekur për atdhe nuk ka vdekur, por ka le.
Shqipe
-Nuk jam i sigurt se a mund t’i dua në jetë dy gra, por jam i sigurt se nuk mund t’i dua dy atdhe.
Stendali
-Tymi në atdhe është më i mirë, se sa zjarri në dhe të huaj.
Greke
Njeriu nuk lind për veten e vet, por për atdheun.
Ciceroni
-Dashuria për atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t’u qëndrojë topave më të fortë.
S.Frashëri
-Nuk vlen asgjë të dashurosh, nëse vajtimi i vendit tënd nuk prek zemrën tënde.
Elyari
-Mos pyet se ç’do të bëjë atdheu për ty, pyet me gëzim ç’mund të bësh ti për të.
Kenedi
– Atdheu është aty ku është zemra.
Gaius Plinius Secundus
– Një patriot duhet të jetë gjithmonë i gatshëm për ta mbrojtur atdheun nga qeveria e tij.
Edward Abbey
– Ai që do vendin e vet, respekton edhe vendin e tjetrit.
Ulrich Fleischhauer
ObserverKult
——————————————–
Euripidi, (480 – 406 PES) së bashku me Eskilin dhe Sofokliun përbën treshen e tragjedisë klasike greke, prej të cilit nga 92 vepra gjithësej që bashkëshkroi janë ruajtur, ose kanë mbërritur derimsot vetëm 17, të cilat janë: “Ifigjenia në Aulidë”, “Elektra”, “Oresti”, “Ifigjenia ne Tauridë”, “Risoja”, “Troadet”, “Hekuba”, “Andromaka”, “Helena”, “Bakidet”, “Alkestra”, “Herakliu i tërbuar”, “Fenikaset”, “Joni”, “Medea”, “Hipoliti”, “Heraklidët”, “Iketidët”, dhe vepra satirike “Ciklopi”.
Popullariteti i madh që arriti, bënë që shumë nga shfaqjet e tij të kenë patur fatin të vijnë të paprekura, fat i cili nuk i buzëqeshi dy tragjedianëve të tjerë të antikitetit greke, Eskili dhe Sofokliu.
Vepra e Europidit përbën gurthemelin më të qenësishëm të epokës helenike, e cila së bashku me Homerin, Demostenin dhe Menandrën konturuan epokën klasike greke.
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult
Lexo edhe: