Nga Anila Toto:
…Maj i trishtë!
Mungojnë nxënësit e mi të dashur, klasa që gumëzhin, detyrat, fletoret, librat, lojërat, gabimet. Një anarshi e madhe në mendjen e tyre. Tani ata do të përgatiteshin për provimet e klasës së 5-të. Provimet u anulluan.
– Çfarë po u edukojmë fëmijëve sivjet?
– Si do tu kërkojmë atyre të heqin dorë nga celulari pas kësaj? Ç’po ndodh me fëmijët tanë?
Nëpër sy më kalojnë buzëqeshjet e tyre, sytë e tu drejtuar tek unë çdo çast prisnin një zgjidhje, një bashkëpunim, detyrat, mësimet, lojërat, gëzimet e shqetësimet e tyre. Mungojnë nxënësit e mi këtë Maj.
Një Maj i trishtë mes nesh. Ata do të shkojnë në klasën e 6-të e nuk do të jemi më si dikur!
Por sytë e mi do t’i ndjekin gjithmonë në rrugën e tyre të jetës. Ata janë edhe fëmijët e mi…
Rrugët tona u takuan e do të jenë gjithmonë bashkë. Buzëqeshja e tyre më ndjek kudo…/ ObserverKult