Ali Podrimja: Unë do të dua…

Ali Podrimja

Poezi nga Ali Podrimja

Po të rrëzohet
edhe i mbrami i Kullës gur-
unë do të dua.

Po të shuhet
edhe i mbrami i Vatrës zjarr-
unë do të dua.

Në fushë të mejdanit
po të mbesë
edhe i fundit i Trollit burrë-

unë do të dua…

ObserverKult

Ali Podrimja

Lexo edhe:

ÇFARË E BËN JORGE LUIS BORGESIN NJË SHKRIMTAR TEJET TË VEÇANTË?

Borges e imagjinonte parajsën si një bibliotekë dhe thotë se nuk krenohej me atë që kishte shkruar, por me atë që kishte lexuar. Pak njerëz i kanë përjetuar leximet në një mënyrë kaq të plotë. Në një nga poezitë e tij, kur tashmë kishte filluar të humbiste shikimin, Borges shkruan:

Zoti, me ironi aq madhështore
më dha edhe librat edhe natën.

Një nga idetë e tij të preferuara ishte ajo e Valéry-t, i cili thoshte se e gjithë letërsia ishte shkruar nga një autor i vetëm, Shpirti, dhe të gjithë shkrimtarët ishin vetëm kopjues, të një “kalorësi të gjithëdijshëm”.

Studiuesi i madh italian, Roberto Calasso, shkruan se te Borges kemi një shembull të letërsisë absolute, të asaj letërsie që paraqet një univers në vetvete, një “fuqi antagoniste” ndaj besëtytnisë së shoqërisë që është kthyer në një entitet metafizik.

Domethënë, një letërsi në të cilën miratohet prania e të padukshmes dhe bashkëbisedohet me të shkuarën (me mitologjinë e saj plot perëndi dhe fjalë me fuqi magjike), në një botë që është e mbyllur në vetvete, me mitin e vet, që është shoqëria shekullore. Roberto Calasso, te vepra “Letërsia dhe Perënditë”, thotë:

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU