Ti vjen i lartuar deri në yje
Me sytë e shqyer
Me rrena të diellta.
Rrugën e bën shteg të qorrt’
E më pas zhdukesh në natën tënde të akullt.
Ti vjen i friguar të shkuarës.
Përpëlitesh si para vdekjes.
Mohon me gishtin lart.
Fshihesh nën këmishën e bardhë
E në kapak të syve i frikohesh të sotmes
Je ti
Po po
Je ti ai që qindra dashuri i përplase ajzbergëve
I fundose oqeaneve të shpirtrave të vdekur
I le mallkueshëm duke mallkuar fatin.
E ti ikje shpatit tënd të humbur…i humbur…
Ti vjen i fuqishëm deri në zot
Por ti… nuk ke…
As qiell…
As tokë…