Publikimi i listës së artistëve shqiptar fitues që do të jenë pjesë e “MEDITERRANEA 19 – SCHOOL OF WATERS”, Bienalja e Artistëve të Rinj
Bienalja e Artistëve të Rinj Mediterranea 19 – Shkolla e Ujërave informojmë se përkundër situatës BJCEM, ka vazhduar të punojë në mënyrë të qëndrueshme. Në marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës të Republikës së San Marinos, Institutet Kulturore të Republikës së San Marinos dhe Universitetin e San Marinos, kuratorët kanë vendosur për të vazhduar ecurine e aktivitetit duke publikuar zyrtarisht listën e artistëve të zgjedhur për të marrë pjesë në Bienalen “MEDITERRANEA 19 – School of Waters”.
http://www.bjcem.org/mediterranea19/
Bordi kuatorial i BJCEM, ka përzgjedhur tre artistë shqiptare të cilët janë vlerësuar nga grupi kuratoreve i Bienales për nga cilësia artistike dhe koncept-ideja e tyre. Ministria e Kulturës si anëtare e shoqatës BJCEM do të përfaqësohet në këtë Bienale me 2 (dy) artistë dhe 1 (një) artist Bashkia Tiranë. Artistët e përzgjedhur janë: Bora Baboc, Alcaeus Spyrou, Endi Tupja. Me qëllim që BJCEM, mos të humbasë ecurinë e zhvillimit të saj ka vendosur që Bienalia të realizohet në një realitet dixhital për të siguruar një alternative pozitive për vështirësitë aktuale dhe kufizimet e lëvizshmërisë me të cilat po përballemi të gjithë. Ekipi kuratorial i Shkollës së Ujërave, i udhëhequr nga agjencia simbolike e ujërave konceptoi një platformë editorali https://mediterraneabiennial.org/ e cila funksionon si një platformë e hapur cdo ditë duke ruajtur komunikimet me artistët në mënyrë që mund të shkarkojnë informacione të ndryshme, kontributet e kuratorëve dhe artistëve që kanë qenë përzgjedhur në bienale, një bazë edukate ku idetë nxiten, proceset mblidhen dhe shumohen duke gjeneruar sinkretizma që ndërtojnë gradualisht ekosistemin e Mediterranea 19. Shoqata BJCEM, informon se, situata e krijuar nga pandemia COVID-19 e ka bërë të domosdoshme shtyrjen zyrtare të Bienalës Mediterraanea 19 deri në vitin 2021, datat specifike do të shpallen në kohën e duhur./ ObserverKult