Jemi verbue shpirtnisht pse na mungon mendja e kthjelltë e inteligjenca
“Hapni sytë e shikoni realitetin me sy, shihni se jemi vendi ma i mbrapambetun i Europës e konkurojmë edhe për botën. Pse?…
Mjerisht duket se tash shumë kohë ne nuk na punon logjika si tjerëve: i thurim lavde vedit për mbrapambetjen tonë, turpet i quejmë ‘virtyte të larta të kombit’.
Jemi verbue shpirtnisht pse na mungon mendja e kthjelltë e inteligjenca për me pa se ku jemi; na mungojnë vullneti e trimnia për me thanë të vërtetën …
Shka na mungon ne që mos të jemi si europjanët tjerë? Toka, jo; dielli e deti, jo. Na mungon mendja e mentaliteti e, mbi të gjitha dashunia.
Nuk na sjell lavdi lashtësia, në qoftë se nuk jemi të qytetnuem.
Nuk na sjell lavdi origjina, në qoftë se jemi të përçamë dhe mendojmë si t’i bajmë vorrin vëllaut.”
ObserverKult
————————————————–
Lexo edhe:
INTERVISTA E FUNDIT E AT ZEF PLLUMIT: DY SENDE U DASHKAN NË JETË, FATI DHE GUXIMI!
At Zef Pllumi ka qenë nga ata personalitete, i cili me veprën e tij ka lënë gjurmë kudo dhe kjo është e dokumentuar në shumë media. Intervistat e tij, gjithmonë janë lidhur me mesazhin e jetës, shpresës për ditë më të mira dhe dëshirën e madhe për ta parë Shqipërinë në piedestal.
Kështu, i pakursyer në 4 gusht të vitit 2007, ai do të jepte intervistën e fundit, për gazetën “Shekulli”, të intervistuar nga gazetarja e asokohe Elsa Demo.
Në vazhdim mund ta lexoni të plotë:
Tekstin e plotë e gjeni KETU