Nga Eduardo Giesen Amtmann
Zotëri, nuk kam bërë asgjë
të lutem
të lutem
të lutem, nuk marr dot frymë
të lutem, o njeri
të lutem, kushdo qofsh
të lutem, o njeri…
nuk marr dot frymë
nuk marr dot frymë
të lutem
(nuk dëgjohet)
o njeri, m’u zu fryma, oh fytyra!
liroma pak…
nuk marr dot frymë
të lutem… gjuri mbi qafën time
ma zuri frymën
djalli ta marrë…
nuk mund të lëviz
o nënë
o nëna ime!
nuk mundem
oh, gjuri yt
oh, qafa ime…
nuk duroj dot më
nuk duroj dot më
jam klaustrofobik
më dhemb stomaku
më dhemb qafa
më dhemb gjithçka
më jep pak ujë
të lutem
të lutem
zoti polic, nuk marr dot frymë
mos më vrit
po më vrisni, o njeri
prit, o njeri
nuk marr dot frymë
nuk marr dot frymë
po më vrisni
po më vrisni
nuk marr dot frymë
nuk marr dot frymë
të lutem, zotëri
të lutem
të lutem
të lutem, mos ma merr jetën…
Pastaj, sytë e tij mbyllen dhe pushon së luturi…
Dhe Gorge Floyd deklarohet i vdekur.
Në shqip: Bajram Karabolli
ObserverKult
————————————
Lexo edhe:
SEKRETI I TRISHTË I VAÇE ZELËS, FLET VËLLAI: E QUAJTËN TË PAAFTË…
Më 6 shkurt 2014 muzika shqiptare mbeti pa mbretëreshën e saj. Vaçe Zela u nda nga jeta në Bazel të Zvicrës duke lënë një boshllëk të madh në muzikën dhe artin shqiptar.
I vëllai i saj Hysni Zela, dha kohë më parë një intervistë interesante për gazetarin Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One” duke ndarë shumë emocione, por edhe fakte dhe detaje që vijnë për herë të parë.
“Vaçen nuk e shpallën fituese të konkursit për në Lice, e quajtën të paaftë!
Është një humbje e madhe. Nuk humba vetëm unë motrën dhe familja jonë njeriun e dashur. Por është një humbje e madhe për të gjithë muzikën dhe kulturën shqiptare veçanërisht për popullin. Është rasti të them se nuk ka një njeri që e zbuloi talentin e saj. Vaçja zbuloi veten në shtëpinë tonë në Lushnje, se ne kemi lindur të gjithë në Lushnje. Madje ka një fakt interesant.
Vaçe Zela lindi ditën që Italia pushtoi Shqipërinë, por nuk e përmendin këtë dhe vitin e lindjes ia shënuan me qëllim në 1938. Kishim një bahçe përpara shtëpisë dhe Vaçja aty këndonte çdo ditë dhe imagjinoni edhe pse ishte fëmijë ajo bënte vokalica. Këndonte çdo lloj këngësh, shqiptare e të huaja. Nisi të këndonte në shtëpinë e pionierit në qytetin e Lushnjes dhe aty spikati. Aty u zbulua si talent dhe e kërkuan të vinte në Tiranë. Erdhi në Tiranë në moshën rreth 15-vjeçare dhe filloi shkollën.
Në fakt në fillim konkurroi për në Liceun Artistik por për habi nuk fitoi konkursin duke e nxjerrë të paaftë. Kur e kanë marrë në pyetje ka qenë në komision Marie Kraja. Bashkë me të ka qenë edhe një soprano bullgare. Ka shumë mundësi që bullgarja të ketë menduar se Vaçja nuk ka qenë për muzikë lirike dhe kjo duhet të ketë qenë arsyeja që nuk ia ka dhënë konkursin.
Më pas Vaçe Zela kreun gjimnazin “Qemal Stafa” dhe më pas fitoi konkursin për në institutin e Arteve në degën dramë. Por e ndërpreu pasi mbaroi vitin e dytë dhe nuk u diplomua. Madje ka luajtur edhe një dramë. Ajo e ndërpreu shkollën edhe me arsyen se duke qenë familje e varfër dhe me shumë fëmijë… Ishte momenti që ajo bëri shkëputjen e madhe si këngëtare dhe ajo nuk mund të ishte edhe aktore edhe këngëtare. Kënga ishte ajo që qëlloi në shenjë.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult