Albina Gjergji: Fshiji lotët nanë!

Fshiji lotët nanë!, poezi nga Albina Gjergji

Natën, kur kocat
shtrin n’shtrat,
nana jeme mos u ligshto.
S’asht mirë me kja natën!
Edhe pse poshtë
nënkresës tande
flejnë plagët e pashërueme,
mos kjaj…
N’kjoft’se g’jujt
T’dhembin
prej peshës s’kohës
e sytë zgavrra
t’janë bâ jo vetëm prej moshës,
më ço edhe mue,
kjajmë bashkë,
siç m’ke m’sue edhe me dashtë
Sepse… nana jeme
ti e din!
Na bashkë jena mësue
me e nda mallin.
Bashkë jena mësue
me e mbulue hallin
Bashkë
jena mësue edhe kafen me pi,
si dikur, në votër
kur ndizje zjarmin.
Bashkë jena mësue
me u pa gjatë n’sy
e me i thanë njena-tjetrës,
“Zot, çka bâj unë pa TY” (?!)
Nana ime?!
Nigjo…
kur vetëm t’mos jesh,
por vetëm t’ndihesh,
kur t’marrësh me u çue
e me u kujdesë për mue,
mbasi lotët t’i kesh fshi
e kapërdi kocin,
kujtoju shpirtmadhe.
Unë jam mbrenda teje,
fetus i strukun,
gjithmonë n’formë zemre…
Fshiji lotët, nanë.
Se po s’i fshive ti,
unë
kam me t’i puthë…

ObserverKult


Lexo edhe:

ALBINA GJERGJI: JU BETOHEM, AJO NUK ISHTE NANË E ZAKONSHME…

Para shumë vjetësh, por jo fort-fort moti në kohë, bash atëherë kur kamba më shpohej ma thellë se shpirti sot, kam pasë njohtë nji nanë, që sa herë i qante zemra, merrte rrugën për në kishë. Avitte derën e kullës së vjetër, mshefte flokët poshtë shamisë së zezë e, mbasi u kish thanë «si keni njehë?» komshijve…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU