Sa e bukur je, poezi nga Burns
Ah!…. me trëndafil të tërkuq më ngjason dashuria
tek papritur, qershoresh, lulon
ah!… më ngjason me melodi dashuria
q’ëmbëlsisht, nazeplot, ninullon.
Dhe sa e bukur je, o dashuria ime,
po kaq më është e thellë, dashuria për ty…
do të dashuroj, o zemër e zemrës sime,
deri sa të shterrojë edhe i fundmi gji.
Deri sa të shterrojnë, gjithë gjiret, ylli im
sa të shkrijë, dielli, çdo shkëmb:
do të të dua – ta them – pëllumbthi im
Vetëm ty do të dua dhe kjo nuk më tremb!
Tani të le shëndet… e vetmja Dashuri
Tani, të ndarjes këngë do të këndoj…
Por dije do të kthehesha tek Ty
sikur me mijëra milje të duhet të përshkoj!
Shqipëroi: Vasil Çuklla
ObserverKult
Kliko edhe:
Kliko edhe:
SERGEJ ESENIN: SA E BUKUR ISH TANJUSHA
Bukurinë që kish Tanjusha nuk e kish tjetër në fshat,
jeleku ngjyrë all qëndisur ç’i këndonte n’atë shtat.
Mbrëmanet mbërriti Tania buzë përroit mbi një gardh,
ndërsa hëna lodërzonte përmbi mjegullën e bardhë.
Vjen djaloshi me kokë ulur, i rri pranë edhe i flet:
-Shpirt, me tjetër do martohem, lamtumirë, mbeç me shëndet!
U zbardh vajza porsi vesa, iu zbeh çehrja si qefin
dhe gërsheti si nepërka u përdrodh, i helmoi gjinë.
Poezinë e plotë e gjeni KETU
ObserverKult