Ndërroi jetë shkrimtarja gjermane që shkruante shqip, Silke Liria Blumbach

Pas një lufte të gjatë me sëmundjen e rëndë, u nda nga jeta shkrimtarja Silke Blumbach. Silke ka komunikuar me miqtë e saj në rrjetin social se po vijonte betejën e saj me sëmundjen. Komunikimin e fundit e ka bërë më 6 qershor me një foto ku shfaqet duke qeshur.

Silke Blumbach e njohur në shqip si Lirie Blumbahu lindi më 13 dhjetor 1970 në Göttingen të Gjermanisë në një familje të arsimuar. Nga mosha e re fëmijërore asaj i pëlqeu të shkruaj poezi. Ajo shpejt mësoi gjuhën shqipe dhe me mjeshtrinë e saj për vargun depërtoi dhe u bë shpejt e njohur si poete në gjuhën shqipe. Në Gjermani ishte anëtare aktive e shoqatës letrare LitOff (Ofansiva letrare ) në Heidelberg dhe po ashtu antare e Lidhjes së Shkrimtarëve në Shqipëri. Boton tregime dhe poezi në antologji e revista

Aktiviteti

Sipas Shaban Cakollit e huaja e pare që shkruante shqip, ka botuar tre libra me poezi dhe një ditar në gjuhën shqipe si dhe një libër me poezi në anglisht,veç në gjuhën shqipe krijimtaria e saj u botua edhe në gjuhët rumune, boshnjake,indoneze, kineze, frënge, spanjolle, gjeorgjisht, hungarisht etj. Krijimtaria e saj u botua në shumë revista e gazeta letrare në Europë,në Shqipëri e Kosovë. Silke jetoi në Berlin e lidhur fort me viset shqiptare ku është shpesh e pranishme. Silke Blumbach me një dashuri shpirtërore për njerëzimin, shkruante nga zemra dhe është shpërblyar disa herë për krijimtarinë e saj. Ajo ka punuar në Kosovë e jetuar në Shqipëri.

Vepra

Si e huaja e pare që shkruante shqip, ka botuar tre libra me poezi dhe një ditar në gjuhën shqipe si dhe një libër me poezi në anglisht.

• Dyzet vdekje në Sarandë, Tiranë 1999
• Karavela e fundosur, Tetovë 2002
• Lumi që rrjedh drejt burimit, Tetovë 2007
• Ditari i një kthimi, Tiranë 2010
• Beyond the Bows of the Heart, SHBA 2012

Vlerësime

Silke është e nderuar edhe me disa çmime tjera:

2001 – Çmimi Qiriri i Naimit nga Festivali i poezisë Ditët e Naimit, Tetovë,
2003 – Çmimi Flaka e janarit , Gjilan, Kosovë
2005 – Çmimi i krijimtarisë Naji Naaman në Liban./VoAl