Do më mungosh një javë këto ditë të nxehta,
Mbi supe një flutur e trishtuar më ulet,
Në ikje, ca fjalë të thjeshta, vërtet të thjeshta:
”Sa herë që të më kujtosh, vadit lulet!”
Do më mungosh shtatë ditë e shtatë net,
E mbase aty larg ty nuk të tundon vetmia?
Por kur ti të kthehesh, të lutem mos qesh,
Ou, lulet po kalben krejt…nga lagështia.