Pirro Çako është një këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo pop.
Pirro Çako lindi në një familje artistësh. Të dy prindërit e tij ishin këngëtarë, Gaqo dhe Luiza Çako, njëri tenor dhe tjetra soprano.
Ambienti artistik familjar krijoi traditën që ndoqi më pas dhe Pirro… Por ai kish vendosur ndryshe, ëndrra e tij ishte të bëhej kompozitor e të shkruante muzikë dhe këtë e arriti me shumë sukses.
Deri tani ka krijuar shumë hit-këngë, në mesin e të cilave edhe ajo e titulluar “Xhulit”.
Tekstin e kësaj këngë e ka shkruar: Teodor Keko, kur muzikën e ka bërë Pirro Çako. Në vazhdim e gjeni tekstin dhe këtë krijim të interpretuar mjeshtrisht nga Çako.
Nga dashuria që kam për ty
Mund të të shquaj edhe në mjegull
Nga dashuria u ktheva sy
Xhind, bohem, djalosh i rregullt.
Nga dashuria në qiell u shtriva
Me kokë në diell unë fjeta gjatë
Dhe s’u pendova që aq të desha
Ndërmend e kam të të dua prapë.
Nga dashuria ditët e gjata
Në bukë i ktheva dhe gurë tespije
Me to të gjallë e mbajta ndjenjën
Me to sfidova ankthin në pritje.
Nga dashuria në qiell u shtriva
Me kokë në diell unë fjeta gjatë
Dhe s’u pendova që aq të desha
Ndërmend e kam të të dua prapë.
*Titulli i origjinalit: “Xhulit”
E përgatiti: A. S.- ObserverKult
———————–
Kliko edhe: