Poezi nga Andon Zako Çajupi
E mban mënd, moj Marë,
dashurin’ e parë?
Njeri nuk e gjegji,
se jeshmë të vegji.
Unë pa ty s’rrojë,
vij’ e të kërkojë;
ti pa mua s’rroje,
vij’ e me kërkoje.
Në lule me erë
putheshim ngahere,
dhe si burr’ e grua
losnim nënë ftua.
Një ditë, të dyza
losnim mbylla-syza:
U fshyem pa dukur
në ferra në gurë,
u fshyem kaq bukur,
sa s’ u gjemë dot kurrë.
*Titulli i origjinalit: Dashuria
ObserverKult
——————————
Lexo edhe:
FSHATI IM, POEZI NGA ANDON ZAKO ÇAJUPI
Maletë me gurë,
fushat me bar shumë,
aratë me grurë,
më tutje një lumë.
Fshati për karshi
me kish’ e me varre,
rrotull ca shtëpi
të vogëla fare.
Ujëtë të ftohtë,
era pun’ e madhe,
bilbili ia thotë,
gratë si sorrkadhe.
Poezinë e plotë e gjeni KETU
ObserverKult
Lexo nga Çajupi edhe:
ÇAJUPI: DIGJEM, PËRVËLOHEM SE TË DUA SHUMË…
Digjem, përvëlohem
se të dua shumë,
ditën mendohem,
natën rri pa gjumë.
Lulet po ta dinin,
mike, sa të dua,
këtu do të vinin
të qajnë me mua.
Zogjtë të dëgjonin,
do t’më rrinin pranë
dhe do të këndonin,
të harroj sevdanë.
Asnjeri në jetë
plagën s’ma shëron,
përveç mikja vetë,
që vjen e lëndon!
ObserverKult
___________
Lexo edhe:
M.EMINESKU: LERMË TË DIGJEM PRUSH NGA MALLI!
Tani të ëmbël e të zbehtë
të shoh kaq pranë meje-
lermë të ulem si dikur
në gjunjë para teje!
Lermë të digjem prush nga malli,
t’i puth duar e tua.
O doçkëza ju ç’kini bërë
kaq kohë larg, pa mua!
Në shqip: Perikli Jorgoni
ObserverKult