Fotografi e rrallë e muzikantëve shqiptarë të Kosovës të viteve ’30-ta

Një punë kërkimore me vlerë për etnologjinë shqiptare, mbi interpretuesit dhe muzikantët shqiptarë të Kosovës, realizuar në fillim të shekullit nga etnologu i njohur slloven Matija Murko, i cili, shëtiti këtë pjesë të trojeve shqiptare në vitet ’30-të, të shekullit të kaluar, është publikuar kohë më parë.

Përmes fotografive, ai ka dokumentuar grupimet artistike, interpretuesit, këngetarët e asaj kohe, etj. Matija Murko konsiderohet si një ndër studiuesit më të mëdhenj sllovenë të shekullit të kaluar, transmeton ‘konica.al’.

Në vitet ’30, Murko, së bashku me gruan e tij shëtisin pothuajse të gjithë ish-Jugosllavinë e dikurshme. Si studiues i eposit, këngës, traditës dhe etnologjisë ai vizitoi edhe Kosovën, duke dokumentuar përmes fotografive, personat që njiheshin për interpretimet e këngëve epike, por edhe ansambleve të para të Kosovës.

Në një nga fotografitë është edhe Ymer Riza, legjenda e muzikës tradicionale shqiptare.

ObserverKult


Lexo edhe:

MEHMET KRAJA: SHQIPËRIA DHE KOSOVA U BËNË NGA ALBANOLOGJIA

Nga Mehmet Kraja

Të nderuar miq,

Ne tashmë kemi përpara programin e një konference të re për studimet albanologjike, që është e pesta me radhë, pas asaj për studimet albanologjike në vendet gjermanishtfolëse, ne Itali, në Shtete e Bashkuara të Amerikës, në Francë dhe, së fundi, në Britani dhe në vendet e Europës Veriore.

Me këtë konferencë plotësohet harta e studimeve albanologjike në botën perëndimore, e cila në të vërtetë është themeluese e albanologjisë si shkencë dhe si dije gjuhësore dhe historike.

Më lejoni të them se, që nga Laibnici, më shumë se tre shekuj më parë, rëndësia e studiuesve të huaj për albanologjinë, pra, nuk ka reshtur asnjëherë.

Të huajt, perëndimorët, ishin ata që vunë themelet e albanologjisë si shkencë, kjo tashmë është e njohur nga të gjithë. Por duhet thënë edhe një gjë më shumë se kaq…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU