Sërish në Nevë rri, mbi urë,
Siç rrija shpesh kur qesh’ i lumtur.
Qëndroj, vështroj e s’ngopem kurrë
Nga këng’ e valës së përgjumtur.
Në qiell yjet s’kanë dalë,
Mahnitshëm muzgu më mbulon,
Dhe Neva valën shtron ngadalë
Dhe Hënën ëmbël pasqyron.
Të jetë ëndërr ç’shoh me sy,
Apo mos jam në të vërtetë,
Apo mbi Nevë ne të dy
Kundrojmë hënën rrezëzbehtë?
Përktheu: Petraq Kolevica
LEXO EDHE: Fjodor Tjutçev: Dashuria e funtme