“Ndiqe zemrën, por merre edhe trurin me vete” është një prej thënieve më të njohura të reperit Tupac Amaru Shakur.
ObserverKult ju sjell disa nga thëniet e reperit të njohur Tupac Shakur:
– Nëse mendja ime është e bindur dhe zemra ime beson, atëherë mund t’ ia dal.
– Nuk kam frikë nga vdekja. Frikën e vetme e kam kundrejt rimishërimit.
– Jeta është shkolla më e vështirë, sepse asnjëhere nuk e di çfarë niveli je, çfare provimesh duhet të kalosh dhe nuk mundesh as të kopjosh, sepse askujt nuk i bien të njejtat pyetje si ty!
– Ndiqe zemrën, por merre edhe trurin me vete.
– Një frikacak vdes me mijëra herë, ndërsa guximtari një herë të vetme.
– Jeta është një rrotë fati, varet prej teje nëse e rrotullon atë.
Lesane Crooks ishte një nga emrat kryesorë të repit botëror të viteve të ’90-ta. Kur ai ishte vetëm një vjeç, nëna e tij e quajti atë Tupac Amaru Shakur – sipas revolucionarit peruan Túpac Amaru II.
Pjesën më të madhe të fëmijërisë, ai e kaloi në lëvizje me familjen e tij. Në vitin 1986 ata u vendosën në Baltimore, Maryland. Atje Shakur ndoqi shkollën elitare të Baltimores për Artet dhe u dallua si student, si në aspektin krijues ashtu edhe në atë akademik.
Gjatë asaj kohe një nga miqtë e tij u qëllua teksa luante me armë. Dhe ishte pikërisht ky aksident që e frymëzoi Shakurin të shkruante dhe të performonte rap.
Por familja e tij u zhvendos sërish në Marin City, Kaliforni dhe ai nuk mundi të diplomohej.
Në mbrëmjen e 7 shtatorit 1996, Shakur po largohej nga një kazino në Las Vegas, kur u qëllua nga një sulmues i panjohur.
Incidenti, që besohet nga shumë njerëz si rezultat i një rivaliteti të vazhdueshëm midis komuniteteve të repit të Bregut Lindor dhe Bregut Perëndimor, tronditi botën e shoubizit.
Shakur vdiq gjashtë ditë më vonë.
Përgatitit: ObserverKult
Lexo edhe:
NE BIEM NË DASHURI KUR E PROJEKTOJMË TJETRIN ASHTU SIÇ DUAM VET!