Aktori i “Taulanti kërkon një motër”: Nuk dija të qaja, aktroja kështu kot…

“Taulanti kërkon një motër”, ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga filmat më të bukur të kinematografisë shqiptare. Aktori i cili luan rolin e Taulantit, Donald Kokona, tashmë një arkitekt i suksesshëm, ishte i ftuar kohë më parë në emisionin “Soirée” të Jonida Shehut ka zbuluar disa nga prapaskenat e filmit.

Ndër të tjera për një nga fragmentet, ku ai shfaqet duke qarë, ka thënë. “Nuk dija të qaja, aktroja kështu kot”. Ndër të tjera ai ka treguar edhe momentin e shkëputjes nga aktrimi dhe jetën e tij si një fëmijë aktor.

“Ditën e fundit, kur u hapën ambasadat ne ishim duke xhiruar, këtu u ndërpre karriera ime. Filmat e mi ishin filma të gëzuar me hare. Ka qenë një jetë shumë e bukur, isha me 180 lekë në ditë, flija nëpër hotele vetëm, kam pasur një jetë shumë të mbushur, një jetë shumë të lirë në Kinostudio. “- ka treguar ish-aktori i “Taulanti kërkon një motër”

ObserverKult

————————-

Lexo edhe:

ANASTAS NIKA NË GJENDJE TË RËNDË SHËNDETËSORE, FAMILJARËT LUTEN PËR NDIHMË!

anastas

Aktori Anastas Nika është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka nevojë për kurim të menjëhershëm.

Lajmi është bërë me dije nga vetë djali i aktorit, i cili ka hapur dhe një llogari në “Gofundme”, pasi kurimi i të atit kushton 12.000 euro.

“Fillon të ketë vështirësi në ecje, të folur dhe më vonë të marrë frymë. Kemi kaluar më shumë se 5 muaj në Spitalin Kombëtar të Neurologjisë në Athinë dhe Tiranë, duke u përpjekur të kuptojmë diagnozën e duhur.


Diagnoza e hershme u besua të ishte ALS (sëmundje nervore e pashërueshme).

Por Zoti është i mirë dhe sot u konfirmua se ai është diagnostikuar me Neuropatinë Motorike Multifokale (MMN).

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult