Klithmë dashurie, poezi nga Miradije Ramiqi
Ngrohtësisht përthekoj
Në mes duarve
Fytyrën Tënde-Timen
Mbaj në gishta lidhshmërinë
Melodinë e këngës së pakëputur
Thashë…
Dashuria i këndoj vetmisë
Në ditët e gjata dhe netët pa gjumë
Derisa në heshtje meditimi
Pasqyron pikëllimin në mall
Puthjet thyhen në dhembjen e bardhë
Thashë…
Shtratit tim të dhembjes
I mungon ngrohtësia e trupit tënd
ObserverKult
Lexo edhe:
DIN MEHMETI: KËNDO OSE VDIS PA KLITHMË
Bëhu i blertë si unë
më tha bari një natë
këndo derisa të vallzojnë yjet
rreth diellit
si fëmijët rreth zjarrit në tokë
e pastaj dëgjo oshtimën
pa fjalë nër botë
lart do të mbesin kodrat duarthatë
e gurë breg rrugëve në mendime çarë
Këndo derisa të pëlcasish
si kripa në flakë
vajto po të duash
kosave të egra s’do të mundesh t’u ikësh kurrë
kur çmenden kohërat në furtunë…
Bari ma tregoi ëndrrën e vet:
–majet më të larta e hëngrën qiellin
e zjarrtë, e shteku i rrezeve kërkon veten në breg…
e bregu bregun pas bregut në breg….
I bukur është vetëm zogu në fluturim
që me puhin e krahëve të rreshkë
këndo ose vdis pa klithmë…
ObserverKult
Lexo edhe:
“MË SILLET ENDE NËPËR MENDJE KLITHMA E ASAJ GRUAJE PARA EKZEKUTIMIT”