Artistëve do t’u mundësohet të krijojnë në mjedise të ndara, duke iu përmbajtur protokolleve mbi pandeminë me Covid-19
Edhe sivjet, shoqata e Artistëve Figurativë të Maqedonisë “Draucaum”, vazhdoi me organizimin e suksesshëm të aktiviteteve artistike. Kolonia Ndërkombëtare Artistike “Gostivari 2020” është tradicionale dhe mbahet për herë të 15-të. Janë ftuar një numër i madh i artistëve të njohur, prej të cilëve një numër i konsiderueshëm vijnë nga shtetet e huaja. Në fillim të kolonisë, siç informuan organizatorët, është planifikuar një program për mirëpritjen e artistëve, fjalë përshëndetëse e kryetarit të Shoqatës, si dhe fjalë përshëndetëse e përfaqësuesit të tjerë Ministrisë së Kulturës. Hapja e kolonisë u pasurua me një koktej dhe program artistik kulturor.
Artistëve do t’u mundësohet të krijojnë në mjedise të ndara, duke iu përmbajtur protokolleve mbi pandeminë me Covid-19. Artistët do të kenë mundësinë të shkëmbejnë përvoja dhe njohuri në fushën e arteve të bukura, të prezantojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në këtë profesion fisnik, të imponojnë dhe justifikojnë të vërtetat dhe filozofitë e tyre artistike. Shoqata do të jetë në dispozicion të tyre me të gjitha resurset e saja, të domosdoshme për nevojat e artistëve dhe do të përpiqet që qëndrimin e tyre bëjë sa është e mundur më produktiv dhe më kreativ. Pritet që, falë kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore, të promovohen më tej artet e bukura në këtë rajon të vendit. Shoqata do të pasurohet me kontakte të reja të artistëve të famshëm në botë, si dhe mundësinë për t’u afruar pranë shoqatave të ndryshme dhe institucioneve kulturore në botë, por edhe për të pasuruar fondin e shoqatës me vepra të reja të artistëve të famshëm. Për përfundimin e kolonisë, është planifikuar një ekspozitë me punimet e realizuara gjatë qëndrimit të kolonisë, dhe pjesëmarrësve do t’u jepen njohje nga Kolonia Ndërkombëtare e Artit “GOSTIVAR 2020”, transmeton ‘koha.mk’.
Vlen të përmendet se koncepti i të gjitha këtyre aktiviteteve, për shkak të pandemisë, do të jetë sipas udhëzimeve dhe kushteve të protokollit për organizimin e ngjarjeve, pra sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë Veriore. Sidoqoftë, ky koncept i organizimit sigurisht që nuk do të shkaktojë ulje të afirmimit të arteve të bukura, thonë organizatorët. Ndryshe, Shoqata e Artistëve të Figurativë “Draudacum” me seli në Gostivar, që nga themelimi i saj 20 vjet më parë e deri më sot, ka organizuar një aktivitet të pasur artistik me karakter vendas dhe ndërkombëtar, qoftë përmes ekspozitave artistike, qoftë përmes kolonive artistike, qoftë përmes organizimit të ekspozitave individuale artistike të artistëve të njohur dhe artistëve të rinj.